Audio e debatit,PD masa drastike
pajisje për bllokimin e celularëve

Audio e debatit,PD masa drastike<br />pajisje për bllokimin e celularëve
TIRANE-Pas publikimit të audio-debatit të sherrit në mbledhjen e Kryesisë para dy ditësh, PD ka marrë masa drastike.
 
Sipas burimeve të Report Tv nga selia blu, pritet që të vendoset një pajisje për bllokimin e valëve telefonike.
 
Pajisja ndalon valët telefonike në një perimetër të caktuar.
 
Megjithatë pajisja bllokon vetëm valët e celularëve për komunikim me jashtë, por kjo nuk e shmang regjistrimin e diskutimeve apo bisedave në sallë, siç ndodhi në mbledhjen e fundit të kryesisë.

Për këtë ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë masë shtesë për bllokimin fizik të celularëve gjatë mbledhjeve apo takimeve me kryetarin Basha. 

Ndërkohë që një tjetër burime në PD thotë se ka pasur gjithmonë një aparat që heqë valët e telefonave në sallën e mbledhjeve të PD dhe aktivizohet kur flet Basha, për mediat që mos të bien celularit. Ky aparat nuk bllokon audio rekordet (regjistrimet) pasi ka vetëm efekt tek valët.

Megjithatë vendimin përfundimtar pritet që ta marrë vetë Lulzim Basha.
 
Në mbledhjen e ditës së enjte në mbrëmje të Kryesisë së PD, Jemin Gjana dhe Valbona Mezini u përfshinë në një sherr deri në kufijtë e përplasjes fizike.
 

Përveç daljes së informacioneve në kohë reale nga mbledhja, të nesërmen doli edhe audio e debatit duke bërë që PD të mendojë bllokimin e valëve telefonike.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011