Gjykata Speciale e Hagës ka vendosur që ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryetari i Kuvendit Kadri Veseli të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ky vendim është marrë më 26 maj 2022.
Kjo u konfirmua në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.