Audio Përgjimi nr 2/ Shefi i policisë Dibër me deputetin e PS: Mos e ki merak, unë jam socialist dhe s'e ndërroj kurrë

Anëtar i Komisionit të Sigurisë dhe deputet i PS-së  Xhemal Qefalia dhe shefi i policisë së Dibrës, Robert Ago
Në videon e publikuar, "Bild" shkruan se Qefalia është kryetar i Komisionit të Sigurisë, ndërkohë që ai është anëtar i këtij komisioni)

Xhemal Qefalia: Berti
Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s;ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t'i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i P, s'ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ne ishim atje
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ....(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina ...u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht...
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, tr*pin, të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata...ta tha edhe mbrëmi "ai" ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao

 


Lajmi kryesor:

'Bild'/ 10 përgjime të reja nga dosja e Dibrës '184', ja biseda me Gjiknurin, Imer Lalën dhe Xhemal Qefalinë


r.k./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë