AudiQ7 me shpejtësi si në filma merr përpara vargun e makinave luksoze në rrugët e Londrës (VIDEO)

AudiQ7 me shpejtësi si në filma  merr përpara vargun e makinave luksoze në rrugët e Londrës (VIDEO)

ANGLI- Një video është bërë virale ku shfaqet një makinë e tipit AudiQ7, që merr përpara 11 automjete të tjera. Makina e parë e kalon me sukses vargun e makinave të parkuara, por makina që po e ndiqte  merr përpara gjithë makinat luksoze. Audi Q7 po ndiqte  një Porsche, por humbet kontrollin në një rrugicë në perëndim të Londrës.

Sipas mediave britanike makinat e parkuara ishin të tipit McLaren 200 mijë paund,  Bentley 200 mijë paund, Porche 40 mijë paund. Ishin plot 11 makina luksoze të dëmtuara.  Pra ishte një aksident me vlerë 1 mln paund. Djali i cili shkaktoi aksidentin doli nga makina i gjakosur dhe tha se po e ndiqnin, edhe pse videoja nga kamerat e rrugicës  flet vetë. Më pas ai u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Banorët e trembur thanë:"Zhurma ishte shumë e madhe. Shoferi doli nga makina dhe ishte i gjakosur në kokë."

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion