Auditi i KLSH zbardh abuzime
miliardere me koncesionet PDF

Auditi i KLSH zbardh abuzime<br />miliardere me koncesionet PDF
TIRANE- Firma koncensionare “BEG SPA”, e cila ka marrë përsipër që prej 17 vitesh ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit, duhet të paguajë 19 milionë euro.

Gjithashtu, firma “YILMAZKABLO S.A.S”, e cila ka marrë me koncension ish-Uzinën e Telave të Kabllove në Shkodër, ka kryer investime në masën 1 milion USD nga 10 milion USD të parashikuara, nuk është bërë sigurimi i objekteve, nuk janë mbajtur në punë punëtorët e ish Uzinës, prodhimi është realizuar në nivele shumë të ulëta (deri në 10%).

Këto janë rezultatet e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me koncesionet. Audituesit e Kontrollit të Shtetit u bllokuan në punën e tyre për një periudhë prej 1 muaj e gjysmë nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i METE-s Dardan Domi. Nëpërmjet burimeve të saj, “Shqiptarja.com” zbardh sot raportin e auditit të KLSH-së
 
“BEG SPA”
Shoqëria konçensionare “BEG SPA”, që zotërohet nga familja Becchetti, e cila ka marrë përsipër ndërtimet e HEC-it të Kalivaçit, duhet të arkëtojë menjëherë shumën e 4 milionë eurove në llogari të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Kjo shumë është garancia e kontratës në formën e depozitës bankare, por që, në kundërshtim me legjislacionin, shoqëria “BEG SPA” nuk e ka kryer akoma. Gjithashtu, kjo shoqëri duhet të plotësojë një kapital minimal prej 15 milionë eurosh.

Këto janë propozimet e KLSH-së për Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, pas auditimit të kontratës koncensionare të ndërtimit të HEC-it të Kalivaçit “BEG SPA”. “Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor të marrë masa për arkëtimin e garancisë së kontratës në formën e depozitës bankare në shumën 4 milion Euro, si detyrim kontraktor nga shoqëria koncesionare “BEG SPA”, e cila rezulton e pa depozituar, në kundërshtim me nenin 15.3 të kontratës së koncesionit e formës “BOT”, lidhur midis METE-s dhe shoqërisë koncesionare “BEG SPA”, për ndërtimin e hidrocentralit të “Kalivaçit”, miratuar dhe ndryshuar me disa shtesa VKM nr. 222, datë 24.05.1997, botuar në Fletoren zyrtare extra nr. 19 të Qershorit 2005, ndryshuar me VKM nr. 590, datë 02.11.2000, botuar në Fletoren zyrtare nr. 36, datë 15.11.2000 dhe VKM nr. 363, datë 06.06.2007, i pa botuar ne Fletoren zyrtare”, - thuhet në pikën 9 në auditin e KLSH-së dhe vijon më tej në pikën 10:

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor të marrë të gjitha masat, që nga ana e shoqërisë koncesionare “BEG SPA”, të plotësohet kapitali minimal prej 15 milion Euro, kjo në zbatim të nenit 13 të marrëveshjes koncesionare të ndryshuar, ku përcaktohej se: “Koncesionari merr përsipër që brenda 180 ditësh nga data e hyrjes në fuqi të kësaj shtesë, koncesioni të zotërohet nga një shoqëri e kontrolluar nga BEG SPA dhe me pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë ose jo të Deutche Bank AG me një pjesë në kapital prej 45 % të kapitalit aksioner. Kjo shoqëri do të ketë një kapital fillestar minimal prej 15.000.000 Euro”. Kusht që nuk është respektuar.
 
Zyrtari
KLSH propozon largimin nga puna të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të METE-s, Dardan Domi, pasi ky i fundit ka bllokuar mbarëvajtejen e këtij auditi për firmat konçensionare. “Të njoftohet Departamenti i Administratës Publike për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë z.Dardan Domi, i larguar tashmë nga puna, për dhënien e masës disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, sipas legjislacionit për shërbimin civil, pasi: Me veprimet dhe mosveprimet e tij ndikoi në zgjatjen e afatit në kryerjen e këtij auditimi, si rezultat i mungesës së bashkëpunimit me përfaqësuesit e KLSH-së dhe bllokimit të procesit të auditimit, për një periudhë prej një muaj e gjysmë, situatë e cila u zhbllokua me ndërhyrjen e ish-ministrit dhe deputetit z.Florion Mima”, - bëhet e ditur në auditin e KLSH-së.

faksimile e klsh
(Në foto: Faksimile e auditit të KLSH-së për shoqërinë “BEG SPA” )

 
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Auditi i KLSH-së për firmat koncesionare

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja