Aurel Plasari: Rezervat e mia për
monumentet që vijnë nga jashtë

Aurel Plasari: Rezervat e mia për <br />monumentet që vijnë nga jashtë
TIRANE - Studiuesi Plasari duket se ka pasur rezerva për fituesin. Kur ai përmend se kjo është "zgjedhja në shportën e qershive që kishim përpara", nuk dihet nëse e ka pasur fjalën për një barsoletë popullore të trevës së tij që tregon se "Një fshatar që kishte mbushur shportën me qershi, pasi hëngri ca dhe u ngop, urinoi mbi to. Por e mori sërish uria dhe u përkul mbi shportë për të ngrënë sërish, duke zgjedhur: "Këtë e ka zënë..., këtë s'e ka zënë...". Ja si u shpreh dje z. Plasari para Kryeministrit Berisha: "Juria nuk mund t'i bëj dot vetë monumentet. Por juria ka zgjedhur më të mirat ndër prurjet. Nuk i dihet mund të ketë anëtarë të Jurisë që mendojnë se duhet të sjellin diçka më të mirë. Nuk i dihet. Por midis prurjeve të larmishme juria është përpjekur që të sjellë ato që mund të zgjidhen ndërsa personalisht unë them edhe midis atyre që janë zgjedhur, unë kam pasur rezervë për monumentet që vinë qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda dhe që janë të padatuar. Domethënë që mund të vendoset në Zelandë, mund të vendoste në Groenlandë, sepse ka pasur edhe poli i Jugut 100-vjetorin e ngritjes së flamurit, si mund të themi. P.sh. po të shikojmë këtë monument mund ta vendosim poshtë çdo ngjarjesh, mund ta vendosësh në Australi, në Shqipëri etj. Monumenti që ka fituar të gjitha votat në kuptimin simbolik është vërtetë modern, nuk është tradicional, por ndoshta Tirana duhet të ketë edhe monumente të tilla tradicionale dhe gjithsesi është ideuar mirë, duke mbajtur aty deklaratën dhe shqiponjën. Domethënë në kuptimin formal e ka datimin, nuk është një monument që mund ta vendosësh për çdo kohë dhe për çdo ngjarje, edhe për tetë marsin p.sh. Në këtë kuptim është i datuar. Dhe, e përsëris edhe njëherë kjo është zgjedhja në shportën e qershive që kishim përpara."
(ap/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza