"Një sqarim për "modernet" e televizioneve tona, që flasin e japin lajme për artistët e huaj e kur shkojnë diskotekave këndojnë çdo kënge importi. E meqe kishin lajm edhe për nënat në biznes, e meqë e shqipëruat edhe emrin e fëmijës tim, po ja u ngulis në koke se vajza quhet Grace=Grejs. Kur na erdhi në jetë vajza jonë, vendosem t'a quanim GRACE, jo për të qenë moderne, por sepse ka domethënie. Përkthehet, HIRI I PERENDISE. Sepse fëmija është BEKIM nga PERENDIA. Më thanë se do t'ja ngatërronin e do ta quanin Grace, ashtu sic shkruhet. Por nuk e besova, sepse mendova se fëmija po rritet në një periudhë ku shumica e të rinjve dinë anglisht, e dija që mosha e prindërve tanë do ta ngatërronte, por se do ta bënte një spikere e re fringo, që emisionin e ka të bazuar në lajme trendy, këtë s'e kisha menduar. Më erdhi për te qeshur, por s'mund t'a le të pa informuar spikeren trendy, jo më shumë se 22 vjeç. Çfarë gallate janë".
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)