Aurela Gaçe feston sot përvjetorin e 41-të të ditëlindjes. Këngëtarja nga Vlora ka përfituar nga ky gëzim për të ndarë me ndjekësit e saj surprizat më të veçanta të kësaj dite.

Ylli i muzikës live përfitoi të falënderojë fillimisht prindërit e saj. "Vitet ikin si ujë, e unë hiç opo hiç fare nuk kam "nxënë", si i thone "I riu SI Veriu", ka shkruar Gaçe në urimin e bërë publik në rrjete sociale.

Sigurisht që nuk kishte si të mungonte dhurata nga ana e bashkëshortit të saj, Skerdit, që me humor (ose jo), i dhuroi Aurelës një bojë flokësh ngjyrë rozë. "Kishe nja dy javë pa i ndryshuar. Kur je ti e lumtur na bën edhe ne, qesh ti, qeshim edhe ne", i kishte thënë bashkëshortes së tij, që nuk ngurroi aspak, por ndryshoi menjëherë ngjyrën e flokëve. Tani e dimë cila është ngjyra e preferuar e Skerdit, që do t'ja shohë gjithmonë veshur Aurelës.

Një tjetër mik, por edhe partner i këngëtares labe që e gëzoi me dhuratën e tij për këtë përvjetor, ishte edhe stilisti Joni Peçi. Ky i fundit i dhuroi një buqetë me lule dielli, ndërsa me humor dhe duke njohur mirë natyrën e Aurelës, e rikujtoi se 'lulet janë për në tavolinë, jo për në kokë'.
aurela gace
aurela gace
aurela gace
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)