Aurela Gaçe mbledh miqtë;
Një koncert bamirësie në Vlorë!
Ajo është cilësuar uragani i skenës shqiptare! Me zërin dhe risitë që ajo ka sjell në muzikë ka bërë për vete artdashësit e muzikës. Kjo është këngëtarja nga Vlora, Aurela
Ajo është cilësuar uragani i skenës shqiptare!
Me zërin dhe risitë që ajo ka sjell në muzikë ka bërë për vete artdashësit e muzikës.
Kjo është këngëtarja nga Vlora, Aurela Gaçe, e cila nuk e harron në asnjë moment vendlindjen e saj, duke treguar se është një vlonjate e denjë.
Këtë gjë e tregon më së miri edhe nëpër koncerte, ku përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ajo paralajmëron një koncert bamirësie ku fondet e të cilit do të shkojnë për restaurimin e një shkolle në një nga fshatrat e Vlorës.
“Përpara disa javësh, mora një telefonatë nga drejtoresha e shkollës në Cerkovinë (një fshat në Vlorë) dhe më kërkoi ndihmë, ashtu siç kishte bërë me të gjithë këngëtarët e Vlorës. Të gjithë ne, do të jemi të hënën, 9 dhjetor në orën 18.00 në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku do të japim kontributin tonë, do të zbavisim njerëzit dhe ndërkohë ato të ardhura të mbledhura, do të shkojnë në ndihmë të restaurimit të shkollës në Cerkovinë dhe të nevojave që kanë fëmijët”, shkruan Aurela.
Duke kujtuar me nostalgji fëmijërinë e saj edhe pse mes shumë vështirësive ajo thotë se, “... mbaj mend që kur unë kam qenë në shkollë, këmbët rrinin akull të ftohta edhe pse kisha këpucë e çorape, edhe pse aty mund të ndodhej një sobë e vogël me dru. Imagjinova që ndoshta në këtë shkollë e në shumë të tjera, mungojnë dritare e ku di se çfarë! Për këtë arsye vendosa ti them po telefonatës që mora”, pohon këngëtarja. Aurela tregon se ky koncert do të mbledh artistët legjendarë të humorit, “Parodistët e Vlorës”, Poni, Maya, Mariola Kacani, Grupi “Ali Pasha”, e shumë emra të tjerë që i janë përgjigjur kërkesës për ndihmë.
Shkrimi u botua në numrine sotëm të gazetës 'Shqiptarja.com"
Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
69.7%
-
Edi Ramën
25.4%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ 65-vjeçari vritet në oborrin e banesës me shishe qelqi, i divorcuar dhe jetonte vetëm! Arrestohet i dyshuari, ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20
-
GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani
6 Tetor, 19:56
-
Mero Baze: “Qeveria teknike”, alibia për mospjesëmarrjen në zgjedhje
6 Tetor, 19:48
-
Vdiq aksidentalisht pas atentatit me tritol ndaj 2 motrave Nikolla, Xhovana për mallkimet: S’jam vrasësja e Eneas, por i shteti që i lë kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu!
6 Tetor, 19:36