Aurela Hoxha,
femra që guxon!

Aurela Hoxha,<br />femra që guxon!
Padyshim që është femra më “in” në Shqipëri, jo vetëm për bukurinë dhe linjat perfekte që e karakterizojnë por edhe për atë çka sjell në mediat shqiptare.

Modelja Aurela Hoxha e njohur për bukurinë e saj dhe linjat trupore, ka guxuar të vij në një tjetër dimension!

Ajo ka pozuar e zhveshur për revistën "Elegance", ku për të fshehur pjesët e saj intime ka përdorur duart dhe këmbët, ndërsa mbi supe mban hedhur një pardesy.

aurela hoxha

E kontaktuar nga “Shqiptarja.com” Aurela tha se; “Është e vërtetë që kjo ka qenë një ndër kopertinat më të pëlqyera e përfoluar, kjo më gëzon pa masë. Por, ajo çka dua të tregoj është se ideja e këtij coveri ishte për të sjell diçka klasike dhe plot sharm, dhe mendoj se u arrit dhe u lexuar si e tillë”, përfundon Aurela.

Ky set ekskluziv vetëm për revistën është realizuar nga miku i saj Endrit Mertiri.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar