Aurela Hoxha hap faqe fansash, i
thotë vetes: "Arsyeja pse ekzistoj"
Nuk është hera e parë që në vendin tonë personazhet që synojnë famën, hapin faqe fansash dhe i administrojnë vetë. Aurela Hoxha është një prej tyre.
Nuk është hera e parë që në vendin tonë personazhet që synojnë famën, hapin faqe fansash dhe i administrojnë vetë. Aurela Hoxha është një prej tyre.
Nëse bëni një kërkim fare modest në Instagram do të vinit re se ekzistojnë disa llogari që supozohet të jenë të hapura nga persona të tjerë, ‘fansa’ të Aurelës, që postojnë foto të kësaj të fundit dhe i bëjnë komplimente të tipit: “O dritë, ti je mëngjesi im, ajri im, arsyeja përse ekzistoj".
Një faqe e hapur në Instagram me synimin për të nxjerrë në shesh gënjeshtrat e këtij rrjeti social, mundi të zbulojë nëpërmjet një hetimi fare të thjeshtë, se personi që administronte faqen aurela_hoxha_fan ‘rastësisht’ postonte foto nga të njëjtat vende ku ndodhej edhe vetë Aurela.
‘Fansja’ ka harruar të çaktivizojë vendndodhjen dhe i rezulton të ketë qenë në Capri, Prishtinë, Zvicër, etj në të njëjtat data si Aurela. Pas publikimit të këtij fakti, faqja e fansave të Aurelës u mbyll, ndërsa vetë modelja bllokoi llogarinë demaskuese nga Instagrami i saj.
Epo, të jesh i famshëm kërkon sakrifica. Taksirati i Aurelës që duhet të hyjë e të dalë nga një Instagram për të hyrë të tjetri, po ku ka më mirë se të jesh menaxher i vetvetes?!
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
80/2
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.9%
-
Të gabuar
54.4%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë/ Vengu: Hidrovori s’ka qenë në kushtet optimale, duhet investim i ri! Pritet dëmshpërblim edhe për bizneset
5 Tetor, 14:51
-
Vlora nën ujë/ Merr flakë pompa e hidrovorit të qytetit, stakohen të 4-ta deri në rregullimin e defektit
5 Tetor, 14:31
-
VIDEO/ Marash Kumbulla shënon në La Liga, i përgjigjet më së miri Sylvinhos
5 Tetor, 14:24
-
FIFA ndryshon rregullat në mënyrë të çuditshme, 'asist' Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034
5 Tetor, 14:12
-
Parlamenti Europian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
5 Tetor, 14:00
-
Përmbytjet/ PD e Vlorës: Prokuroria të nisë hetimet, nuk u morën masa
5 Tetor, 13:54
-
Sallon bukurie prej 15 vitesh, pronarja tregon për Report Tv dëmet nga përmbytjet në Vlorë: U shkatërrua gjithçka, Emergjencat nuk u përgjigjën
5 Tetor, 13:48
-
Vlora nën ujë/ Strehoi familjet e prekura, konvikti i shkollës mjekësore nuk i shpëton përmbytjeve! Qytetarët, ushqime dhe veshmbathje për fëmijë e të rritur
5 Tetor, 13:34
-
Prag Liga e Kombeve, Taulant Seferi 'skuqet' në Turqi! Del nga fusha pas 45 minutash
5 Tetor, 13:30
-
Përmbytjet në Vlorë, mblidhet shtabi i emergjencave! Ministri Vengu kërkon pastrimin urgjent të xhamisë: S'e shoh dot ashtu
5 Tetor, 13:28
-
Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…
5 Tetor, 13:12
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë (VIDEO)
5 Tetor, 13:05