Lidhja mes të dyve ka filluar kur ishin ende adoleshentë dhe siç ka rrëfyer vetë modelja në një presj intervistave të saj, edhe shtëpitë i kishin një kat mbi tjetrin. Burime të afërta me çiftin kanë rrëfyer për mediat se dyshja ka rreth 4 muaj që nuk jetojnë më bashkë, ndërsa krisja e marrëdhënies ka filluar shumë kohë më parë.
Mësohet se divorcin e ka kërkuar bashkëshorti i saj, ndërsa moderatorja e emisionit 'Shopping Queen' është treguar gjithnjë e rezervuar lidhur me martesën e saj, gjë që shpjegon edhe faktin pse shumë u habitën që bukuroshja së shpejti do divorcohet.
Biznesmeni Ismajlukaj mësohet se ka fajësuar Aurelën për zgjidhjen e martesës dhe mbase sjellje të gabuara që ajo mund të ketë patur kundrejt tij. Tani mbetet vetëm që modelja të flasë lidhur me çështjen.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)