Aurela rrëmben kupën e Këngës
Magjike 2015: "Vetë ma dhatë"!

Aurela rrëmben kupën e Këngës<br />Magjike 2015:
TIRANE - Këngëtarja vlonjate Aurela Gace triumfon në edicionin e Këngës Magjike edhe për këtë vit. Balada e fuqishme "Akoma jo" rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar por edhe të kolegëve këngëtarë të Aurelës të cilët e përzgjodhën përmes një votimi të hapur fituese të këtij kompeticioni.

"Vetë ma dhatë", - u shpreh Aurela me humorin që e karakterizon, duke ju drejtuar me falenderime këngëtarëve që i besuan vendin e parë. Ishte Bruno i grupit "Revolt Klan" ai të cilit nuk "ju durua" të priste që Aurelës t'i vinte radha për të marrë cmimin...ai e ngriti peshë nga salla ku rrinin artistët dhe e solli në skenë, një situatë e cila u mirëprit me të qeshura në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me zërin e vecantë merr kupën e fitores në Kënga Magjike, e për këtë tha se ndidhet në faj...por ajo qetësohet me faktin që ishin vetë kolegët që e vlerësuan për të kryesuar edhe në këtë edicion.

Endri Prifti i cili për herë të parë u shfaq në skenën shqiptare pa vëllain e tij Stefin, mori kupën e vendit të dytë në Kënga Magjike. Një cmim të cilin mes emocionesh të forta, Endri u shpreh se ja dedikon kunatës së tij e cila u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. "Mariana ja dolëm", - u shpreh Endri teksa ngriti kupën, duke thënë se kjo fitore ishte për një person që tashmë ndodhet në parajsë.

Juliana Pasha u radhit e treta, por sic ajo u shpreh, kupa e vendit të tretë ishte ajo që i mungonte në fitoret e saj, pasi vendin e dytë dhe të parë tashmë i kishte marrë në edicionet e viteve të mëparshme të Kënga Magjike.

13/2
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike