Cultural Heritage Partners, PLLC  agains The President of Unitet States, Donald J Trump

Sot, në orën 10:00 me kohën lokale në kryeqytetin amerikan, Washington D.C., nis procesi gjyqësor për një prej çështjeve më interesante në fushën e trashëgimisë kulturore amerikane.

25 ekspertët më të njohur të fushës së Trashëgimisë Kulturore Amerikane, të përfaqësuara nga zyra për çështje ligjore Cultural Heritage Partners kanë ngritur padi kundër Presidentit amerikan Donald Trump, i cili synon të lyejë me bojë godinën ikonike të Kryeqytetit, Eisenhower Executive Office Building.

Kjo godinë historike, e cila konsiderohet pjesë e kompleksit të Shtëpisë së Bardhë, është ndërtuar rreth 150 vite më parë. Në të është strehuar dikur administrata e Admiraliatit amerikan, Ministria e Mbrojtjes dhe e Luftes si dhe ka sherbyer në një sërë funksionesh të ndryshme për të gjithë Presidentët amerikanë që nga ndërtimi i saj. Pikërisht në këtë Godinë ambasadori i Japonisë i shpalli Luftë Amerikës në zyrën e sekretarit Cordell. E konsideruar si një Godinë ikonike në ndritimin e saj u kritikua mjaft nga personalitete të kohës përfshirë edhe shkrimtarin Mark Twen. Megjithatë koha bëri që Godina të mbante peshën e historisë së saj si pjesë e historisë së shtetit amerikan.

Ndërkohe sot pra në orën 10.00,  Padia ndaj Presidentit kërkon ndalimin e menjëhershëm të planeve për lyerjen e godinës, e cila ka qëndruar në formën e saj origjinale që nga ndërtimi.

Plani i Presidentit Trump parashikon lyerjen e saj në ngjyrë të bardhë për t’i dhënë ndërtesës një imazh të ri dhe modern. Por specialistët e trashëgimisë, të cilët kundërshtojnë këtë plan, argumentojnë se lyerja e Godinës Historike do të:

1. Dëmtonte në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme granitin, llaçin, tjegullat dhe elementët dekorativë prej guri;

2. Do të shkelte kërkesat e Aktit Kombëtar për Ruajtjen Historike (NHPA) dhe Aktit Kombëtar për Politikën Mjedisore (NEPA), të cilat vlejnë për veprimet federale që ndikojnë në pronat historike;

3. Do të krijonte një barrë të madhe dhe të vazhdueshme financiare për taksapaguesit, pasi nëse godina do të lyhej, rikthimi i saj në gjendjen origjinale do të kërkonte ndërhyrje të shpeshta dhe jashtëzakonisht të kushtueshme.

Gjithashtu, ekspertët e trashëgimisë theksojnë se një pamje e re dhe moderne për këtë godinë ikonike do të dëmtonte kontekstin historik, duke i hequr asaj identitetin dhe vlerën e trashëgimisë.

Beteja mbi Trashëgiminë historike hapet sot dhe në ditët në vazhdim do të shikojmë me plot kureshtje zhvillimin e saj për të kuptuar nëse debati për ruajtjen e arkitekturës dhe trashëgimisë, historisë janë çështje që ja vlejnë të padisësh edhe Presidentin e Amerikës.