Studiuesi Auron Tare ka denoncuar në rrjetet sociale ndërtimin e një lavazhi automjetesh pranë Shpellës së Spilesë në qendër të Himarës, monument kulture.
“Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor, shkruan Tare.
Burime pranë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë thanë për Report Tv se nuk bëhet fjalë për një ndërtim të ri, por për një objekt ekzistues, që nuk cënon monumentin pasi gjendet disa metra larg shpellës.
“Objekti ndodhet prej vitesh aty dhe nuk prek Shpellën e Spilesë,” u shpreh zyrtari i DRTK, në bisedë telefonike.
Shpella e Spilesë është shpellë karstike, me thellësi mbi 30 metra, hyrje rreth 8 metra të gjerë dhe 7 metra të lartë, ndodhur rreth 100 metra nga vija bregdetare. Mitologjia e lidh me Odisenë e Homerit, ku Uliksi shpëtoi nga Ciklopi Polifem.
Statusi i plotë i Auron Tares në Facebook:
Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë që në vitin 1963.
Ka disa rrëfenja interesante kjo Shpellë më e bukura sigurisht është ajo me Uliksin e Homerit. Sipas rrëfenjave të himariotëve të vjetër këtu jetonte Polifemi me një sy.
Ishte këtu ndodhia e Uliksit/Odhisesë ku heroi i Trojës mundi të shpëtonte nga Polifemi duke u kapur pas deleve të tij dhe arriti të dilte nga Shpella.
Në vitet '70 një ekspeditë modeste arkeologjike gjeti sasi të konsiderueshme qeramike duke konfirmuar rëndësinë e saj. Imagjinojeni në një shtet tjetër një mrekulli të tillë ku historia e Homerit tregohet ende nga banorët. Sa e rëndësishme do të ishte për trashëgiminë e zonës por edhe për turizmin kulturor.
Në fakt vetë Bashkia e Himarës në sitin e saj zyrtar citon rëndësinë e madhe kulturore të kësaj Shpelle. Ndërkohë pamjet flasin vetë.

(Në foto lavazhi i denoncuar nga Auron Tare)
Komente









Kam jetuar ne Himare me 1990,vit fillim i eksodeve masive, dhe perpara dyndjeve te barbareve ne ato zona.Ajo shpelle aty, quhej prej banoreve shpella e Spilese apo shpella e ciklopit, pra njihej e dihej rendesia e saj. Kete ma ka thene miku im himarjot, i ndjeri Irakli, ish mesues ne ate kohe. Nuk egzistonin ndertime rreth saj deri TE pakten ne janar 1991 qe une jam larguar. Ne ate vend, sot duhej te ishte radha e turisteve nje km te pakten , me prenotim, ne vend te radhes se makinave per t'u lare... c'tu thuash... barbareve?!
PërgjigjuKeni te drejte z.Auron Tare,por kujt i thua?! Kur e pashe kujtova se behej fjale per ndonje nga ato tunelet ushtarake te Xhaxhit,kthyer ne lavazh.S.d.q eshte pamje e shemtuar edhe pse /ka kohe aty edhe pse nuk na demtoka shpellen/-cituar zyrtarin(edhe pse kemi te bejme me material karstik qe lejon depertimin e ujerave),Nuk shkon as me muret perreth e nuk duhet te jete fare aty ajo shemtire.Por ose do te jete lavazhi i ndonje te forti me miq ne bashki,ose zyrtaret e bashkise qe e kane lejuar marrin /pjesen/,ose aty jane vendosur ne zyrat bashkiake njerezit me injorante ne bote! Cfare te mbetet tjeter vecse te ulerasesh ne kupe te qiellit, qe ai lavazh,ajo shemtire, nuk duhet te jete me aty??!!
Përgjigju