Tek dëgjoja ish-ministrin Ahmetaj, (i cili dikur kishte nën varësi edhe institucionin që drejtoja unë), duke folur me atë sigurinë e veçantë që kanë shqiptarët për çështjet e botes, m’u kujtua një ndodhi e vjetër shqiptare.
Historia ka ndodhur në gusht të vitit 1913, në ditët kur Shqipëria, e sapodalë nga një perandori, po mësonte me ngut të luante rolin e një shteti.
Një ditë, në portin e Durrësit, zbriti një burrë shtatlartë, mustaqelesh, me uniformën e një gjenerali brigade dhe me një festë të kuqe mbi kokë dhe dekorata në gjoks.
Në ato kohëra nuk kishte nevojë për shumë më tepër.
Në Qytet u përhap lajmi se kishte ardhur nipi i Sulltan Abdylhamitit për t’u shpallur Mbret i shqiptarëve.
Dhe shqiptarët, që në ato kohë kishin një dëshirë të kuptueshme për të pasur një mbret, dolën në port për ta pritur.
Personazhi quhej Otto Witte.
Ishte gjerman, kishte qene palaco cirku dhe kishte sherbyer ca kohe ne ushtrine Otomane. Kishte degjuar se shqiptaret po kerkonin nje Mbret dhe kishte vendosur te provonte fatin. Me një telegram dërguar Telegrafit të Durrësit kishte njoftuar mbritjen dhe kish marrë avulloren nga Trieste dhe mbritur ne Durres.
Witte, i shoqeruar nga nje tjeter mashtrues qe e mbante pas si maxhordom, pasi takoi parinë e Durrësit, ngriti çadrat e tij në një fushë pranë Kavajës dhe filloi të priste autoritete lokale. Për disa ditë, gjermani shtatlartë, me uniformën e një gjenerali dhe titullin e një princi, luajti rolin e Mbretit të Shqipërisë.
Dhe, me sa duket, roli iu shkonte të gjithëve për shtat, si atij që luante mbretin dhe si atyre që e vizitonin ne fushen e Kavajes.
Por mbi të gjitha, atyre që kishin nevojë të besonin se një mbret kishte ardhur ne Shqiperi.
Historia e ketij "Mreti"nuk zgjati shumë pasi rreth pesë ditësh, përrallash mori fund. Mbreti doli të ishte një palaço cirku dhe jo nipi i sulltanit.
Çështja u mbyll me mënyrën më të shëndetshme që mund të mbyllet një mashtrim, mashtruesi iku i perzene nga banoret e Kavajes dhe Durresit te cilet te turperuar vendosen qe kjo ceshtje te binte ne heshtje.
Mirëpo Europa, që kishte kohë që e shikonte Shqipërinë me atë përzierjen e kureshtjes, mëshirës dhe përçmimit që rezervohen zakonisht për popujt e vegjël dhe te prapambetur
e gjeti historinë shumë të bukur për ta lënë të vdiste.
Gazetat e kohës e treguan me ëndje.
Një gjerman kishte ardhur në Shqipëri, ishte paraqitur si nip sulltani, ishte pritur si mbret dhe kishte sunduar për disa ditë.
Për shumë europianë kjo ishte një provë e shkëlqyer e asaj që ata dëshironin të besonin për shqiptarët, se në këtë cep të Ballkanit mjaftonte një uniformë gjenerali, një pale mustaqe dhe një histori e bukur që një Palaco Cirku të bëhej mbret.
Otto Witte, natyrisht, nuk kishte asnjë arsye të ankohej. Ai e mbajti titullin e tij me krenari deri në fund të jetës.
Një njeri që kishte qenë mbret vetëm për pesë ditë, e kishte kuptuar më mirë se shumë mbretër të vërtetë një të vërtetë të thjeshtë, titujt, pasi t’i kesh marrë një herë, janë më të vështirë për t’u hequr sesa për t’u fituar.
Dhe ja ku arrijmë në Shqipërinë e sotme.
Tek dëgjojmë ish-zëvendëskryeministrin e vendit të flasë për palaço dhe mashtrues ndërkombëtarë, na del përpara pyetja e natyrshme:
Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri që nga koha e Otto Witte-s?
Dikur mashtruesi duhej të vinte vetë në Shqipëri me uniformë gjenerali për t’u bërë mbret.
Sot nuk ka më nevojë për gjithë atë mundim as nuk kërkohet uniformë, as feste e kuqe tuniziane dhe as pretendimi se je Nip i Abdul Hamitit.
Mjafton qe Shteti i Shqiptareve të të japin një funksion qe te kryesh 'Punet e Pista" per te dhe nëse ato që dëgjojmë janë të vërteta, edhe fondet e shtetit mund të vijnë pas.
Kështu, ndërsa Kavajsit dhe Durrsaket e vitit 1913 e përzunë Mbretin e tyre të rremë pas pesë ditësh, shqiptarët e vitit 2026 duket se jane me moderne.
Ata i japin Mashtruesit te rradhes një institucion qe perfaqeson Shtetin..
Otto Wite duhej të bindte disa durrsakë e kavajas se ishte Mbret ndersa i Mashtruesi i Dyte, na thuhet se ka bindur një Ministri, një Qeveri e sigurisht edhe një Parlament.
Kjo është një arritje e madhe e administratës se shqiptareve.
Në vitin 1913 një Palaco Cirku u bë Mbret për pesë ditë.
Në vitin 2026, nëse akuzat janë të sakta, një tjetër Palaco i mashtrimit nuk ka nevojë të bëhet mbret.
Mjafton të bëhet përfaqësues i Shqipërisë.
Dhe kjo është ajo që quhet në gjuhën moderne, Progres.
Pra pas njëqind e trembëdhjetë vjetësh.
Nga Mbret i Kavajës në Përfaqësues i Shqipërisë/ Marrë nga Facebook-u i autorit











Komente
Komento