TIRANË, 17 Shkurt / ATSH-N.Lena/- Agjensia Kombëtare e Bregdetit vazhdon të punojë seriozisht për të pritur sa më mirë sezonin e ardhshëm turistik veror.
Janë disa iniciativa të njëpasnjëshme të kësaj Agjensie dhe Drejtorit të saj Auron Tare, të ndërmarra në kuadër të administrimit dhe menaxhimit sa më të mirë të vijës bregdetare.
Për këtë qëllim, Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit zhvilloi një takim me të parin grup "Lifeguards" në Shqipëri të trajnuar sipas standartit europian.
Projekti i parë në Shqipëri për krijimin e standarteve të shërbimit në plazhet shqiptare, do të vazhdojë edhe këtë vit në standartet e konkurrencës dhe standarteve europiane.
Kjo Agjensi vazhdon takimet dhe konsultimet me grupet e ruajtjes dhe menaxhimit të vijës bregdetare.Turizmi shqiptar u konsiderua i suksesshëm në vitin e shkuar, kjo e përkthyer në numër vizitorësh që sipas statistikave e kaloj shifrën 2,5 milion vizitor, po kështu edhe në të ardhura monetare./a.g/








