Njëmbëdhjetë njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i shtatorit në Australi për shkak të zjarreve që kanë shkatërruar më shumë se një mijë shtëpi dhe rreth tre milion hektarë pyje, një zonë më e madhe se Belgjika.
Australia është mësuar me rënien e zjarreve në pyje por këtë vit ato kanë qenë veçanërisht të dhunshme për shkak të një periudhe të gjatë thatësire.
Shkencëtarët thonë se këto janë pasojat e ngrohjes globale.
Prej ditës së hënë në Australinë Perëndimore, temperaturat arritën në 47 gradë celsius
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Më shumë se katër mijë njerëz janë detyruar të kërkojnë strehim në det të hapur në anijet e tyre në qytetin bregdetar të Mallacoota, në juglindje të vendit për t'i shpëtuar zjarreve të dhunshme që kanë shkatërruar të gjithë zonën për javë të tëra.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)