Meta ka çaktivizuar rreth 756 mijë llogari në Facebook dhe Instagram në Australi, të cilat dyshohet se u përkisnin përdoruesve nën moshën 16 vjeç.
Sipas kompanisë, që nga 30 qershori janë çaktivizuar 462 mijë llogari në Instagram dhe 294 mijë në Facebook.
Meta tha se më shumë se 500 mijë llogari ishin hequr që përpara hyrjes në fuqi të ligjit, ndërsa procesi i zbatimit vijon dhe numri pritet të rritet.
Kompania më e madhe e mediave sociale në botë ka thënë se dëshiron të zbatojë një ligj që ajo dhe platforma të tjera e kanë kundërshtuar me zë të lartë, pikërisht në kohën kur rregullatori i internetit i Australisë shqyrton një padi kundër platformave, përfshirë disa që zotëron Meta, të cilat thotë se nuk kanë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t'u përmbajtur ligjit.
Australia është vendi i parë në botë që ka vendosur një moshë minimale kombëtare 16 vjeç për përdorimin e rrjeteve sociale, masë që hyri në fuqi në dhjetor 2025, ndërsa masa të ngjashme po shqyrtohen edhe në vende të tjera.









Komente
Komento