Australi, 5 muaj burg shqiptarit u
kap me 123 mijë $ të pa deklarua
Ledio Lleshaj kishte humbur çantën me paratë në aeroportin e Melburnit në 21 mars 2013 dhe është vënë në pranga në momentin që është paraqitur për ta marrë.
MELBURN - Po tentonte të kalonte me 123 mijë dollarë të padeklaruar, dënohet m pesë muaj një i ri shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Australinë e largët dhe Ledio Leshaj është dënuar nga gjykata gjatë ditës së sotme. Siç bëjnë të ditur mediat Australian, Ledio Lleshaj është kapur në 21 mars 2013, duke udhëtuar me shumën e lekëve në çantë. Ai ishte prezantuar si udhëtar italian.
Shuma e parave ishte zbuluar rastësisht pasi, kompania e fluturimeve, “Qantas”, kishte hapur rastësisht çantë, pasi nuk kishte fluturuar bashkë me pronarin në drejtim të Perthit. Dëshmia është dhënë gjatë ditës së sotme. Në çantë ishin gjetur 25 pako me dollar që u dorëzuan në Policinë Federale Australiane.
Lleshaj kishte përdorur identitet të rremë Italian, pasi ishte prezantuar si Giuseppe Manelli. Ai bashkë me një bashkëpunëtor të tij, Emiliano Mrishaj ishte kthyer në aeroportin e Melburnit, për të pyetur për çantën e tij.
Edhe Mrishaj përdorte një identitet të rremë dhe prezantohej si Francesco Portulano, e punonte si përkthyes.
Prokurori Hwai Loh tha se, dy shqiptarët u arrestuan. Ky i fundit, tha se Lleshaj kishte transferuar më shumë se 28.000 dollarë për familjen e tij në Shqipëri në mes të tetorit të vitit 2012. Lleshaj , 21 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e “marrja e një biletë ajrore duke përdorur identifikim të rremë”, duke përdorur një dokument të falsifikuar e akuza të tjera.
Avokati mbrojtës i Lleshaj, Philip Dunn, ka deklaruar se, klienti i tij kishte mbërritur në Australi kërkojnë statusin e refugjatit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00