AUSTRALI - Komisioni mbretëror i Australisë ka nisur hetimet mbi dhunën seksuale ndaj fëmijëve, ku më shumë se 5 mijë persona, të cilët pritet të japin prova mbi abuzimin dhe traumën e vazhdueshme, që kanë përjetuar.

Kryetari i komisionit Peter McClellan tha se dëgjimi i të vërtetëva do të jetë shumë serioze dhe tronditëse.

“Bëhet fjalë për një proces të dhimbshëm dhe nëse një komunitet duhet të eci përpara duhet të mësojë se kur gabimet kanë ndodhur”, - u shpreh McClellan.

Gjithashtu ai kujtoi se komisioni nuk ishte një organ i prokurorisë dhe nuk do të përcaktojë çështjet e kompensimit ose të gjejë abuzuesit, por thjesht do të referojë çështjet në polici, një pikë e përsëritur nga kryeministrja Julia Gillard.

Kryeministrja e vendit, Gillard paralajmëroi se komisioni do të nxjerrë në dritë të vërtetat e dhimbshme dhe se nisja e këtij hetimi është një moment tejet i rëndësishëm moral për vendin.

Qeveria federale ka premtuar ndihmë juridike për viktimat të cilët dëshirojnë të tregojnë historitë e tyre dhe ka premtuar, që të mos imponojë një limit kohor në procedurë.

Zyrtarë të komisionit thanë se hetimet mund të mbyllen në 2015-n ku abuzimi i fëmijëve nga priftërinjtë katolikë ka qenë një problem tejet i madh vitet e fundit në kontinentin Australian.

(ad.ti/shqiptarja.com)