Një sërfist 38 – vjeçar ka shpëtuar paq pasi u godit nga një balenë gjigande rreth 100 metra nga bregu. Balena e goditi me bishtin e saj 38 - vjeçarin, i cili humbi ndjenjat menjëherë. Sërfisti qëndroi për rreth dhjetë sekonda pa ndjenja nën ujë, derisa i erdhën në ndihmë disa sërfistë të tjerë, të cilët patën guximin që të afroheshin dhe të shpëtonin shokun e tyre. Ngjarja ka ndodhur në plazhet e Australisë. Balena, e cila kishte madhësinë e një autobusi, kishte dalë në sipërfaqe dhe po notonte në ujë të cekët.

Sipas kujdestarit të plazhit, “balena u afrua te grupi i sërfistëve për të luajtur futboll me njërin prej tyre”. Balena qëndroi në plazh për rreth dy orë derisa një patrullë e policisë e largoi prej andej.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com