Australi, Cikloni Debbie, aktivizohet
plani për përgjigje ndaj fatkeqësive

AUSTRALI-Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull,  ka aktivizuuar planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi cikloni Debbie goditi bregdetin verilindor të vendit.
 
Helikopterët e forcave mbrojtëse dhe anijet detare, kanë filluar të shpërndajnë ndihma në rajonin e Kuinsllend, i cili ka përsuar edhe dëmet më të mëdha prej goditjes nga cikloni Debbie.
 
Autoritetet kanë konfirmuar se një person ka humbur jetën, ndërkohë që kanë shtuar se ekipet e emergjencës janë duke bërë vlerësimin e  dëmeve, të cilat sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare janë të shumta.
 
“Kushtet janë përkeqësuar me shpejtësi. Kini kujdes dhe qëndroni të sigurt deri të mërkurën”, është shprehur kryeministri Turnbull përpara parlamentit.
 
Cikloni Debbie ka goditur në zonën mes qytetit Bouen dhe plazhit të Airlie, si një stuhi e kategorisë së katërt, ku era ka arritur një shpejtësi prej 263 kilometra në orë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve