AUSTRALI - Skuadrat e zjarrfikësve në juglindje të Australisë po marrin masa paraprake pasi janë dhënë paralajmërime në lidhje me rreziqet e flakëve nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Shërbimi meteorologjik në Australi ka parashikuar për këtë fundjavë temperatura të larta mbi 40 gradë celsius.

Ndërkohë dhe shërbimet e emrgjencës kanë bërë thirrje banorëve për rreziqe për ndezje zjarri në shuma rajone të Australisë. Ashtu si shumë të tjerë dhe kjo banore është vënë në gatishmëri të lartë duke thënë se kishte marr me vete gjerat që ishin më të nevojshme për të.

Në kontinentin australian u krijua një situatë katastrofike që prej fundit të dhjetorit ku rregjistruan qindra vatra zjarri, disa prej të cilave ka qëne e pamundur të vihen nën kontroll. Gjatë kësaj jave janë raportuar se më shumë se 100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret dhe qindra turistë banorë vendas dhe turistë rezultojnë të zhdukur.

Deri tani janë djegur mijëra hektarë tokë ndërsa dëmi ekonomik ka arritur në vlerën prej disa miliona eurosh.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)