Australi, gjendet libri i të vdekurve në papirus

Australi, gjendet libri i të vdekurve në papirus
BRISBANE- Eshtë zbuluar papirusi i personaliteteve më të rëndësishme të Egjiptit, kur ky vend ishte në lulëzim. Historiani dhe egjiptologu i British Museum, John Taylor pohon se një zbulim i tillë ndodh vetëm njëherë në jetë. Gjatë një ekspozite në një muze australian, Taylor rastësisht zbuloi disa fragmente të "Librit të të Vdekurve"
(ne foto) të faraonit Amenhotep. Janë disa copa të papirusit me hieroglifë që janë karakteristik për faraonin Amenhotep. Amenohtep ishte arkitekti kryesor i Egjiptit të lashtë, dhe konsiderohet njeriu më I rëndësishëm për konstruktimin e Tempullit të Madh në Karnak - afër qytetit të sotëm Luksor - që është ndër vendndodhjet më të vizituara arkeologjike në Egjipt. Dr. Taylor tha se: "Shumë shpejt kuptuam se vërtet ekzistonin shumë fragmente të "Librit të të Vdekurve", të këtij njeriu tejet të rëndësishëm. Në vitin 1913 muzeu ia dorëzoi fragmentet një donatori që deshi të mbetej anonim. Taylor pohoi se pjesë të tekstit të Amenhotep janë të shpërndara nëpër shumë institucione, siç janë Muzeu i Arteve të Bukura të Bostonit, British Museum dhe Muzeu Metropolitan në New York. Ekzemplarët e gjetur në Australi do të fotografohen, me qëllim që të zbulohet se në cilën pjesë të tekstit bëjnë pjesë, ndërkohë që vetë Taylor beson se i gjithë teksti mund të jetë i gjatë deri në 20 metra.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza