KANBERRA - Opozita konservatore e Australisë arriti sot një fitore dërrmuese, duke mundur Partinë e Punës, e cila ishte në pushtet për gjashtë vjetët e fundit.
Analistët thonë se fitorja e koalicionit Liberal-Kombëtar të opozitës, kryesuar nga Tony Abbott, i atribuohet zhgënjimit të australianëve me konfliktet e brendshme të Partisë së Punës dhe ekonomisë së vendit. Zoti Abbott deklaroi sot se Australia “ka një drejtim të ri”.
Zgjedhjet u mbajtën vetëm tre muaj pasi kryeministri Kevin Rudd shkarkoi kryeministren e parë grua, Julia Gillard, në një sfidë brenda partisë që kishte për qëllim të përmirësonte shanset e kësaj force politike në votimet kombëtare.

(Në foto: Kryeministri i ri konservator, fitues i zgjedhjeve në Australi, Tony Abbott me mbështetës të tij).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com