Australi, numri i popullsisë në prag të shifrës prej 25 milionë banorë

Australi, numri i popullsisë në prag të shifrës prej 25 milionë banorë

Australia

Për herë të parë është raportuar të martën pas matjeve zyrtare se numri i popullsisë në Australi do të arrijë shifrën 25 milionë.

Rritja e shifrave edhe si pasojë e migrimit kanë nxitur debatin për meritat e “mëdha apo të vogla” të Australisë dhe ngjeshjes së qyteteve.

Një ndër aspektet më kontradiktor në vend ka qenë migrimi dhe ajo nëse ky fenomen është duke u rritur shumë apo nëse do të vazhdojë t’i kontribuojë kombit.

Qeveria ka kërkuar nga banorët të shikojnë vende tjera ku mund të vazhdojnë jetesën, teksa shtrirja urbane përkeqësohet në Sidnej dhe Melbërn.

Popullata e Australisë është e koncentruar rreth bregut të saj pasi vetëm në Sidnej dhe Melbërn jetojnë rreth dy të pestat e popullatës.

Bëhet e ditur se sipas matjeve vjetore në Australi, popullata është rritur për 1.6 përqind apo 388,000 persona, nga ta 62 përqind kanë qenë migrantë dhe 38 përqind nga rritja e natyrshme.

Numri më i madh i migrantëve vjen nga India, Kina, Britania, Filipinet dhe Afrika Jugore, sipas vlerësimit në këtë shekull.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion