HOBART  - Nje 40 vjeçar i cili së bashku me vajzen e tij po zhytej në afërsi të bregdetit lindor të Australisë është mbytur nga një peshkaqen i madh, transmeton Anadolu Agency (AA).

 E bija e viktimës së sulmit, e cila gjithashtu ndodhej në ujë në kohën e sulmit, shikoi një peshkaqen të madh të gjatë katër metra e gjysmë, i cili sulmoi dhe mbyti babanë e saj, tha policia.

Sulmi i fundit fatal i peshkaqenit ka ndodhur në afërsi të bregut australian në shkurt të këtij viti. Sulmi i peshkaqenit të gjatë rreth tre deri katër metra, la pa dy këmbë turistin 41 vjeçar japonez, Tadashi Nakahara. Sulmi ndodhi 1.600 kilmetara në veri nga sulmi i fundit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)