Australia blen 200 raketa me rreze të largët veprimi të prodhuara nga SHBA

Australia blen 200 raketa me rreze të largët veprimi të prodhuara nga SHBA

Anijet në flotën detare australiane do të pajisen me raketa ”Cruiz” të blera nga SHBA, të afta për të goditur objektivat deri në 1 500 kilometra.

Këto blerje pritet të kushtojnë 2,5 miliardë dollarë australianë (1,6 miliardë euro) që synon të dekurajojë kundërshtarët e mundshëm, duke filluar me Kina, nga shkelja apo pushtimi i territorit australian.

Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles njoftoi sot blerjen e mbi 200 raketave ”Tomahawk” duke e bërë Australinë vendin e tretë që siguron armatimin e fuqishëm, pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Qeveria do të blejë gjithashtu më shumë se 60 raketa të drejtuara kundër rrezatimit me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, të cilat do të operohen në aeroplanët e Forcave Ajrore.

”Blerja e raketave të frikshme me rreze të gjatë veprimi tregon se qeveria jonë po lëviz me shpejtësi për të zbatuar rekomandimet e vlerësimit të fundit strategjik të mbrojtjes”, tha ministri.

“Ne investojmë në aftësitë që i duhen Forcave tona të Mbrojtjes për t’i mbajtur australianët të sigurt në botën e sotme komplekse dhe të pasigurt”, shtoi ai

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025