Kryeministri polak, Donald Tusk ka thirrur një takim urgjent me ministrat, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pas rënies së dy raketave dhe një droni me motor reaktiv në territorin e Polonisë.
Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, bëri të ditur se një prej raketave ishte e tipit Kh-101 dhe kishte rënë pranë fshatit Nowy Lipowiec, në provincën e Lublinit. Raketa tjetër dhe droni u rrëzuan në dy zona të tjera.
“Po përballemi me një tjetër provokim nga Rusia. Sipas mendimit tim, data nuk është e rastësishme”, deklaroi Kosiniak-Kamysz për gazetarët, duke iu referuar edhe stërvitjeve ushtarake që po zhvilloheshin në rajon.
Ndërkohë, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake njoftoi se, për shkak të sulmeve ruse ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore, avionë ushtarakë polakë po operonin në hapësirën ajrore të vendit. Gjithashtu, ishin aktivizuar sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore, si masë parandaluese për garantimin e sigurisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putini bombardon dy urat në Kiev, pesë të vdekur! Raketë ruse pranë kufirit të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, kryeministri polak: Nuk ka kërcënim nga ajri!






