Australia i thotë "PO" martesave
të së njëjtit seks

Australia i thotë të së njëjtit seks
">
Australianët kanë votuar pro për legalizimin e martesave të njëjtit seks në një sondazh historik jo-detyrues.

Votat treguan se 61.6% e njerëzve preferojnë lejimin e çifteve të të njëjtit seks për t'u martuar, tha Byroja Kombëtare e Statistikave Australiane.

Më shumë se 12.7 milion njerëz - rreth 79.5% e votuesve të pranueshëm, morën pjesë në anketën postare tetë javore.
australi

Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ky rezultat do të thotë se qeveria e tij do të synonte të ndryshonte ligjin në parlament para Krishtlindjeve.

"Australianët kanë folur dhe ata kanë votuar me shumicë dërrmuese po për barazi martesore", tha ai pasi u njoftua rezultati.

"Ata votuan po për drejtësi, po për përkushtim, po për dashurinë. Dhe tani na takon këtu në parlamentin e Australisë për të vazhduar me të".

Megjithatë Kryeministri Turnbull, është mbështetës i martesës së njëjtë të seksit, po përballet me debatin brenda qeverisë së tij lidhur me atë që duhet të përfshijë projektligji parlamentar.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online