Australia është në zjarr ndërsa prej ditësh digjen me mijra pyje. 80 vatra zjarri janë ende jashtë kontrollit, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 4 persona, 150 shtëpi janë djegur totalisht dhe rrezikohen edhe 100 të tjera.
Flakët janë ndihmuar të përhapen edhe nga qrërat e forta që arrijnë shpejtësinë deri 170 km/orë.
Për momentin rreth 600 shkolla janë mbyllur shumë në parqe kombëtare është ndaluar hyrja e njerëzve.
Policia dhe forcat e armatosura po ndihmojnë departamentin e zjarrfikësve me logjistikë dhe më shumë se 100 cisterna po punojnë për të provuar të zbusin flakët.
California gjithashtu ka dërguar në zonat e prekura edhe aeroplanë.
Autoritetet shprehen se katastrofa është e paparë dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të sigurojnë veten...