Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Pamja e Jerusalemit

Australia ka kthyer mbrapsht vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i Kanberras, i vitit 2018, ka dëmtuar paqen dhe e ka vendosur Australinë jashtë hapit të shteteve tjera, ka thënë ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong.

Ajo ka theksuar se Australia mbetet “mike” e Izraelit. Ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv.

Statusi i Jerusalemit është ndër çështjet më kontestuese në mes të Izraelit dhe palestinezëve.

Ministria e Jashtme izraelite ka shprehur “zhgënjimin e thellë” ndaj vendimit të Australisë dhe do të marrë në pyetje ambasadorin e këtij shteti, kanë raportuar mediat izraelite.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar në nivel global më 2017, kur e ka ndryshuar politikën amerikane, duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, në maj të vitit 2018.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Disa muaj më vonë, ish-kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se Qeveria e tij do të veprojë njëjtë.

Atëbotë, Morrison ka thënë se Australia do të njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë, mirëpo nuk do të bartë ambasadën derisa të ketë marrëveshje për paqe.

Qeveria e Morrisonit i ka humbur zgjedhjet në maj të këtij viti.

Ministrja e Jashtme, Penny Wong, e ka quajtur vendimin e Qeverisë së kaluar si “lojë cinike” për të fituar votat e hebrenjve para zgjedhjeve.

Kosova, Hondurasi dhe Guatemala janë shtetet e vetme, përveç Shteteve të Bashkuara, që kanë ambasadat në Jerusalem.

Flamuj të Kosovës dhe Izraelit të vendosur pranë në Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës më 1 shkurt 2021, ditën kur Kosova dhe Izraeli formalizuar vendosjen e raporteve.

Aktualisht edhe Mbretëria e Bashkuar është duke shqyrtuar mundësinë e bartjes së ambasadës në këtë qytet.

Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytet “të pandarë”, derisa palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor – i pushtuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967 – do të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit izraelito-palestinez. Sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht.

Sipas marrëveshjeve për paqe të vitit 1993, mes izraelitëve dhe palestinezëve, për statusin final të Jerusalemit, palët do të diskutojnë në fazat tjera të bisedimeve për paqe./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja