MELBOURNE - Carlos Alcaraz vazhdon marshimin e tij pa gabime në Australian Open, duke siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ave. Numri një i botës në tenisin e meshkujve dominoi francezin Corentin Moutet, të cilin e mposhti pastër në tre sete me shifrat 6-2, 6-4, 6-1.

Tenisti spanjoll do të përballet në fazën e radhës me Tommy Paul, i cili avancoi pa luajtur pas tërheqjes së bashkatdhetarit të Alcaraz, Alejandro Davidovich Fokina.

Ndërkohë, Daniil Medvedev u përball me vështirësi, por arriti të sigurojë biletën mes 16 më të mirëve. Rusi triumfoi ndaj Marozsan pas pesë seteve të luftuara, me rezultatin 6-7, 4-6, 7-5, 6-0, 6-3, duke përmbysur një disavantazh prej dy setesh.

Gjithçka sipas parashikimeve edhe për Jannik Sinner. Italiani kontrolloi plotësisht ndeshjen ndaj vendasit James Duckworth, duke fituar bindshëm në tre sete 6-1, 6-4, 6-2 dhe u kualifikua pa shumë vështirësi në raundin e tretë të turneut, duke gjetur përballë amerikanin Eliot Spizzirri.

Në garën e femrave, Aryna Sabalenka dhe Coco Gauff konfirmuan formën e mirë, duke kaluar më tej, ndërsa Potapova dhe Baptiste u eliminuan nga turneu.