AUSTRALI- Australiani Jay Phoenix ka thyer rekordin botëror të bunge jumping. Ai është hedhur plot 150 herë në 24 orë nga një platformë e lartë 40 metra, në Queensland të Australisë.

Phoenix theu kështu rekorodin e mëparshëm të afrikanojugorit Kevin Scott Huntly me 106 hedhje në 24 orë.

Gjatë pushimeve të shkurtra ndërmjet hedhjeve, australiani hante ose pinte diçka të vogël. Pas hedhjes së 150-të, australiani u shphreh se e kishte të pamundur të vazhdone më tej edhe sikur të donte.

Jay Phoenix tashmë do të presë nëse hedhjet e tij ishin të suksesshme pasi video me hedhjet e tij iu dërguan Guinness World Records.

Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)