AUSTRI - Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Austri.

Zyrtërt kanë raportuar se disa pasagjerë kanë mbetur të lënduar rëndë gjatë përplasjes së dy trenave në zonën e Penzing të pjesës perëndimore të kryeqytetin austriak, Vienë.

Zjarrfikësit dhe grupet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e shpejtë pasagjerëve të lënduar.

Një zëdhënëse e shërbimit të emergjencës tha se pesë prej të lënduarve janë në gjendje kritike për shëndetin.

Ndërkohë një zëdhënëse nga autoritet e hekurudhave në Vienë tha se për momentin prioritet kanë të plagosurit dhe sigurisht do të hetohet mbi shkakun e këtij aksidenti hekurudhor.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)