VJENË, 9 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Alexis Cipras u shpreh sot shumë optimist në lidhje me mundësitë për kompromis me Bashkimin Evropian për borxhin, pas një takimi me homologun austriak, Werner Faymann në Vjenë.
"Ka një interes të përbashkët për të kapërcyer këtë krizë. Jam optimist mbi faktin që ne do të arrijmë në një kompromis me partnerët tanë evropianë", deklaroi ai në një konferencë shtypi i shoqëruar nga homologun austriak.
"Historia e Bashkimit Evropian ka pasur gjithmonë ulje dhe ngritje dhe është gjendur gjithmonë një zgjidhje. Nuk e kuptoj se për çfarë arsye ne nuk do të arrijmë një marrëveshje", nënvizoi kryeministri i ri, që i përket të majtës radikale, pa dhënë shumë detaje.
Homologu austriak, Werner Fayman nënvizoi nga ana e tij se ishte detyrë e 28 shteteve të Bashkimit Evropian dhe Eurogrupit për të gjetur një zgjidhje për krizën duke shtuar se zona euro duhet të qendrojë e bashkuar përballë vështirësive.
Kancelari social-demokrat këmbënguli në faktin se Greqia duhet të respektojë angazhimet e saj dhe kuadrin e përgjithshëm të përcaktuar me partnerët evropianë.
Ai nënvizoi përveç të tjerave rëndësinë e përmirësimit të efikasitetit administrativ dhe luftës kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal./
/ec/