Kushtet e jetesës në burgjet austriake janë aq të mira, sa i japin mundësinë të burgosurve të bëjnë “selfie”, të tregojnë tufa parash, llojet e celularëve që përdorin, drogën, duhanin dhe pijet alkoolike që konsumojnë, e madje edhe armët që mbajnë!
“Asnjërën nga këto nuk duhej t’i kishte në qeli, por i burgosuri shqiptar, ka mahnitur opinionin austriak me fotografinë ‘selfie’ që tregon pasurinë e tij në qeli, foto të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.
Por opinioni austriak është shokuar për së dyti, nga i njëjti person i burgosur. Kur policia është futur në qeli, për të kapur atë që kishte parë në foto, nuk ka gjetur absolutisht asgjë.
Bruno Sladek, një nga autoritetet e burgut në Krems, ka thënë se policia po punon për të provuar vërtetësinë e fotos, ndërsa gardianët janë duke ndjekur çdo lëvizje të të burgosurit që ka mahnitur opinionin austriak.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com