VJENË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbështeti me forcë sot në Vjenë vendimin e Iranit dhe të fuqive të mëdha për shtyrjen deri në verë të vitit 2015 të negociatave për programin bërthamor të Teheranit.
Ai përshëndeti progreset e vërteta dhe të rëndësishme të realizuar pas një jave përpjekjesh në kryeqytetin austriak dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe Kongresit Amerikan të mbështesin një shtyrje të negociatave.
"Nuk do të ishte normale braktija e negociatave", theksoi ai në një konferencë shtypi./
/ec/ a.jor.