Austri, makina e policisë
aksidenton 4 shqiptarë

Austri, makina e policisë<br />aksidenton 4 shqiptarë
VJENË – Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradën që lidh kryeqytetin austriak me aeroportin ndërkombëtar. Mediat lokale bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në momentin që policia austriake ishte ndaluar të kontrollonte makinën ku ishin shtetasit shqiptar duke fjetur në një vend parkimi në autostradë. Gjatë këtij momenti një makinë është përplasur me makinën e policisë, dhe më pas edhe me makinën e shqiptarëve. Nga ky aksident, kanë rezultuar të plagosur gjashtë persona, mes të cilëve 4 shqptarë. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptarëve, por ata theksohet se janë të moshave prej 22 deri në 29 vjeç.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit