Austri, nesër nis kampionati i skive, Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi! Toçi: Nesër nis aventura, duhet me patjetër të futemi në top 30

Nesër në Sölden, Austria nis Kampionati Boteror i Skive Alpine FIS Alpine World Cup Tour 23/24 ku Shqiperia përfaqësohet nga atletja skiatore Lara Colturi e cila rikthehet ne pista pas një dëmtimi në gju sezonin e kaluar.

Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Elvis Toci, presidenti i Federatës së Skive  tregon detajet para nisjes së kësaj gare të rëndësishme jo vetëm për atleten e re por dhe për Shqipërinë.

“Për vitin e tretë radhazi Shqipëria është pjesëmarrëse në këtë kupë të botës. Nesër nis aventura me 20 shtete. Një tur, si champsions liga, që zhvillohet në 20 vende të botës. Është një nga pistat më të vështira në botë.”

Si funksionon gara?

Në garën e parë që është në orën 10 të mëngjesit konkurojnë 100 pjesëmarrës dhe Lara Colturi synon të futet në top 30.

“Ne duhet të futemi në top 30-shen pasi nëse nuk futemi skualifikohemi në garën e dytë. Lara është më e vogla e kësaj gare. Megjithatë 17 vjeçarja është profesioniste dhe rezultati që do të bëjë në këtë kampionat është shumë deciziv për lojrat olimpike vitin tjetër. Zemra ma do të jemi kampion” thotë Toci për gazetarin Arbër Hitaj.

Kush është strategjia ?
Strategjia është të mbledhim sa më shumë pikë. Nëse Lara kualifikohet në top 15-shen e botës kemi shanse reale për të dalë kampion. Kështu në lojrat olimpike mund të nisim të parët dhe nisja e para në një pistë skive të bën që të kesh shanse për medalje”.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur

Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur