AUSTRI – OSBE dyfishon numrin e vëzhguesve në Ukrainë


VJENË, 12 mars /ATSH-AFP/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dyfishojë misionin e vëzhgimit në lindje të Urkainës përfshirë nga lufta duke e çuar në rreth 1 000 vëzhgues, njoftoi sot një zëdhënëse e OSBE-së.
"Vendimi u mor sot nga shtetet anëtare të organizatës. Misioni do të ketë tashmë deri në 1 000 vëzhgues, në funskion të rrethanave. Mandati i saj u zgjat deri më 31 mars 2016", theksoi zëdhënësja Mersiha Podzic.
Më herët shefat e diplomacisë ruse dhe gjermane kishin kërkuar zgjatjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë dhe dyfishimin e numrit të vëzhguesve./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?