Sipas kësaj organizate ndërkombëtare që mbikëqyr konfliktin ukrainas, çdo ditë ka të paktën 184 persona më shumë që hyjnë në Ukrainë se personat që dalin nëpërmjet dy pikave kufitare që OSBE mbikëqyr në Goukovo dhe Donetsk.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), një intancë për dialogun lindje-perëndim është vazhdimisht e pranishme në këto vende që prej korrikut të vitit 2014 paralelisht me misionin e saj për mbikëqyrjen e armiqësive në lindje të Ukrainës.
"Pas një largimi të civilëve drejt Rusisë kur luftimet u intensifikuan në muajin janar, ne kemi parë një fluks personave që po kthehen drejt Ukrainës që prej armëpushimit", deklaroi për disa gazetarë, francezi Paul Picard, shef i misionit të OSBE-së.
"Ky zhvillim lidhet me përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonë", shtoi ai./ATSH/