VJENË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif dhe homologu amerikan, John Kerry u ritakuan sot në Vjenë, në një përballje të fundit pavarësisht dështimit të marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Teheranit, theksoi një diplomat amerikan.
Dy drejtuesit, që shfaqën një miqësi të mirë, u takuan për të shtatën herë që prej të enjtes në mbrëmje, për diskutimet e fundit që do të zgjasin një orë, sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit.
Kerry do t'i drejtohet 100 gazetarëve të mbledhur në kryeqytetin austriak që prej 18 nëntorit për ciklin e fundit të negociatave mes grupit "5+1? (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) dhe Irani.
Pas një jave diskutimesh, Teherani dhe fuqitë e mëdha nuk kanë arritur të bien dakord për programin bërthamor iranian dhe i kanë shtyrë negociatat deri në verën e vitit 2015 për gjetjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare./
/ec/ a.jor.








