Austri - Dëbora e madhe ka mbuluar të premten pothuajse pjesën më të madhe të Austrisë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik në Austri, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të dëborës që prej vitit 2000, ku trashësia e saj ka arritur deri në 100 centimetra në disa zona urbane dhe më shumë se 220 centimetra në Alpet austriake.
Gjithashtu raportohet se shumë akse nacionale janë mbyllur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe automjetëve.
Në aeroportin ndërkombëtar të Vienës më shumë se 160 fluturime janë anuluar. Në kryeqytetin austriak shumë trena kanë pasur vonesa në qarkullimin e tyre për shkak se shinat janë mbuluar nga akulli.
Ndërkohë qindra vullnetarë janë angazhuar për të pastruar rrugët e mbuluara nga dëbora dhe rreth 500 të tjerë janë shpërndarë në zona të ndryshme në rast të emergjencave. Autoritetet e Vienës po kërkojnë të rikthejnë në normalitet jetën në qytetin e prekur nga dëbora më e madhe që prej dhjetëvjeçarit të fundit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com