Austri, shqiptari vret ish gruan në mes të rrugës, në sy të nipërve e mbesave

Austri, shqiptari vret ish gruan në mes të rrugës, në sy të nipërve e mbesave

Vendi ku ndodhi vrasja ne Austri

Sot, rreth orës 13 në Favoriten të Vjenës, një burrë 67 vjeçar ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59 vjeçe. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish gruaja e tij. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh ishin ndarë.

Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë por pa sukses, shkruajnë mediet austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.

Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se ajo është therur nga ish bashkëshorti. Ai e kishte ndjekur dhe pastaj e kishte therur, transmeton albinfo.ch. Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja. 67 vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është sekuestruar thika, me të cilën ka bërë vrasjen.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/05/2018 09:07

    Neandërtal shtazë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë