Austria: BE të hapë negociatat, Shqipëria po ecën në rrugën e duhur

Austria: BE të hapë negociatat, Shqipëria po ecën në rrugën e duhur

Situata politike nuk e pengon aspak rrugëtimin e Shqipërisë. Austria përgëzon Shqipërinë për reformat që po ndërmerr, sidomos për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser vlerësoi ecurinë që ka bërë Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë. Moser tha se reforma ne sistemin e drejtësisë po krijon të gjitha premisat që Shqipëria së shpejti të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian dhe do të duhet që vetë shtetet anëtare të promovojnë rezultatet e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.

Këtë deklaratë Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser e bëri gjatë takimit me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Vjenë në Austri. Edhe Georg Staëa, Drejtor i Departamentit për Strategjinë, Konsulencat dhe Menaxhimin e Informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Austrisë, shprehu vlerësim për përparimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu Dieter Hampel, Kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (AED) dhe Helmut Ëeichhart, Lider i Projektit të Binjakëzimit në luftën kundër korrupsionit vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e luftës kundër korrupsionit.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri Minstrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tregoi ecurinë e reformave dhe luftën kundër korrupsionit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Më herët Ministrja e Drejtësisë nënshkroi edhe një marrëveshje me Homologun austriak Josef Moser e cila do të risë cilësinë e ligjbërjes së Ministrisë së Drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut

Izraeli sulmon nga ajri jugun e Libanit, vriten 2 luftëtarë të Hezbollahut