Trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Gennaro Gattuso, ka thirrur 28 lojtarë për ndeshjet play-off të Kupës së Botës 2026. Fytyra e re është Marco Palestra, mbrojtësi i Cagliarit i lindur në vitin 2005, i cili do bashkohet për herë të parë në ekipin kombëtar të të rriturve.
Federico Chiesa, kampioni i Evropës në vitin 2021, i cili ishte jashtë ekipit kombëtar për Euro 2024, kthehet në fanellën e të 'Kaltërve'. Giorgio Scalvini dhe Niccolo Pisilli, të cilët kanë munguar që nga marsi dhe nëntori i vitit 2024, kanë marrë gjithashtu thirrjet e tyre të para nën drejtimin e Gattusos. Vicario, çuditërisht, mungon në radhët e portierëve; ai do t'i nënshtrohet një operacioni në javën e ardhshme dhe do të jetë jashtë për të paktën dy javë.
Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në Bergamo më 26 mars dhe në rast se do të fitojë, do të ndeshet në transfertë me fituesin e Uells - Bosnjë dhe Hercegovinë. Italia kërkon të shmangë turpërimin për herë të tretë radhazi, pasi nuk ka mundur të kualifikohet në fazat finale të dy Kupave të Botës të fundit, atë 'Rusi 2018' dhe 'Katar 2022'.
Lista e plotë e të grumbulluarve:
Portierët: Elia Caprile (Cagliari), Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Manchester City), Alex Meret (Napoli);
Mbrojtësit: Alessandro Bastoni (Inter), Alessandro Buongiorno (Napoli), Riccardo Calafiori (Arsenal), Andrea Cambiaso (Juventus), Diego Coppola (Paris FC), Federico Dimarco (Inter), Federico Gatti (Juventus), Gianluca Mancini (Roma), Marco Palestra (Cagliari), Giorgio Scalvini (Atalanta), Leonardo Spinazzola (Napoli);
Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Inter), Manuel Locatelli (Juventus), Niccolò Pisilli (Roma), Sandro Tonali (Newcastle);
Sulmuesit: Federico Chiesa (Liverpool), Francesco Pio Esposito (Inter), Moise Kean (Fiorentina), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Atalanta), Mateo Retegui (Al-Qadsiah), Gianluca Scamacca (Atalanta).
Komente







