/ATSH/.- Presidentja Atifete Jahjaga priti sot në takim Ministren për Punë të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të dy vendeve.
Gjatë takimit Jahjaga dhe Mikl-Leitner, biseduan në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë.
"Prioritet për qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit dhe e shpreha nevojën që të kenë perspektivë të qartë evropiane sepse një gjë e tillë është jo vetëm në interes të Kosovës, por edhe të rajonit", tha Jahjaga.
Ministrja Mikl-Leitner theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për institucionet e Kosovës në procesin e reformave të nevojshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Presidenrja Jahjaga dhe ministrja Mikl-Leitner biseduam edhe për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, konkretisht në Austri, dhe u pajtuam se duhet angazhim i qeverive të të dyja vendeve.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, shprehu gatishmërinë e qeverisë së Austrisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh.
Ministrja theksoi se qëndrimi i qeverisë së Austrisë është shumë i qartë, Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka azil për qytetarët e Kosovës në Austri./k.s/
/Shqiptarja.com