
Austria ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së nëntëmbëdhjetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke shënuar një ndryshim nga qëndrimi i saj i mëparshëm dhe duke hapur rrugën për miratimin e mundshëm të masave përpara takimit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg të hënën.
Ngërçi lidhej me kërkesën e Vjenës për të zhbllokuar disa asete ruse për të kompensuar njw bankë austriake, e cila është goditur nga kundërsanksionet e Moskës.
"Austria mbështet presionin e vazhdueshëm ndaj Rusisë dhe do ta miratojë paketën të hënën", konfirmoi Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Paketa e re përfshin një sërë masash në sektorët e energjisë dhe financiar, duke përfshirë një ndalim të shitjes së LNG-së ruse duke filluar nga 1 janari 2027, një vit më herët se sa ishte propozuar fillimisht.
Sllovakia gjithashtu ka shprehur rezerva, por Komisioni i BE-së po punon për zgjidhje për të adresuar shqetësimet e saj dhe për të siguruar konsensus unanim midis njëzet e shtatë vendeve.
Lajmi kryesor:
Rusia merr në kontroll një qytet në Donetsk, IAEA: Armëpushim lokal në Zaporizhia për shkak të ndërtimit të termocentralit bërthamor








